Ermal Meta vazhdon garën, nuk diskualifikohet nga Sanremo

8 Shkurt, 2018 - 4:46 pm

RAI e ka marrë vendimin: Ermal Meta do të vazhdojë garën në Sanremo.

Shqiptari, që garon në duet me Fabrizio Moro, ishte pezulluar pasi dyshohej për plagjiaturë.

Dueti këndon hitin: “Non mi avete fatto niente”.

Mediet italiane aluduan fillimisht për plagjiaturë, por kjo u hodh poshtë shumë shpejt falë reagimit të zv.drejtorit të Rai Uno, Claudio Fasulo.

“Nuk bëhet fjalë për plagjiaturë. Kjo sepse autori është i njëjti dhe rregullorja parashikon mundësinë e përdorimit të teksteve të autorëve të tjerë në një masë jo më të madhe sesa 30%. Në këtë mënyrë, kjo këngë ka parametrat e mjaftueshme për të qenë një këngë e re me të gjitha efektet”, do të shprehej fillimisht zëvendësdrejtori i Rai Uno, Claudio Fasulo.

Në lupën e “hetimit” ishte vënë pikërisht ngjashmëria në një pjesë të tekstit, me këngën “Silenzio” të Ambra Calvanit dhe Gabriele De Pascalit, që u prezantua në edicionin e “Sanremo”-s për të rinjtë, në vitin 2016.

Edhe kjo këngë kishte për autor Andrea Febo, i njëjti që ka shkruar edhe tekstin e asaj të Metës dhe Moros. / KultPlus.com

Të ngjajshme