Ermali çorienton italianët me shprehjen shqiptare (FOTO)

22 Nëntor, 2018 - 10:49 am

Që pas triumfit në “Sanremo”, Ermal Meta është kthyer në një nga këngëtarët më të pëlqyer në Itali.

Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh postimet e tij janë në gjuhën italiane, por së fundmi këngëtari ka postuar një foto dhe bashkëngjitur saj ka shkruar në shqip, por kjo ka çorientuar fansat e tij italianë.

Meta si ka përdorur një shprehje popullore, e cila përshtatet me pozën që ka marrë. “Rri shtrembër dhe fol drejt”, ka shkruar këngëtari në postimin që ka çmendur italianët, të cilët nuk e kuptonin dhe nuk mund ta përkthenin gjuhën shqipe.

“Tani duhet të nis një kurs për gjuhën shqipe që të kuptojmë”, i shkruan një komentues.

“Çfarë? Unë flas pak italisht dhe pak anglisht. Nuk e kuptoj gjuhën tënde. Këtë radhë duhet përkthimi. Shqipja nuk është një gjuhë e lehtë. Unë nuk kuptova gjë, vetëm fjalën e fundit”, janë disa nga komentet që i kanë lënë fansat e tij.

Por sigurisht që komentuesve italianë të cilët u munduan të gjenin përkthimin i erdhën në ndihmë shumë shqiptarë, të cilët u munduan ti shpjegonin shprehjen tonë popullore.

“Është një shprehje në shqip “Rri shtrembër dhe fol drejt”, pak a shumë. Mbase në italisht nuk ka shumë kuptim, por tek ne po”, ka shkruar një shqiptare./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme