Eurovision lejon praninë e 3.500 spektaktorëve në edicionin e sivjetëm

1 Prill, 2021 - 6:27 pm

Gara e muzikës Eurovision ka marrë dritën e gjelbër për të lejuar praninë e 3.500 shikuesve në arenë si pjesë e një testimi nga Qeveria e Holandës, raporton BBC, transmeton KultPlus.

Gara vjetore e muzikës do të organizohet në “Ahoy Arena” të Rotterdamit në maj, pasi ishte anuluar vitin e kaluar.

Sipas planit, arenat do të jetë gjysmë e mbushur dhe spektatorëve do t’u duhet një test negativ për COVID-19 para se të lejohen brenda.

Organizatorët e Eurovisionit e kanë mirëpritur këtë vendim dhe kanë thënë se do të “shqyrtojnë opsionet që janë në dispozicion”.

Ata kanë thënë se do të njoftojnë për më tepër detaje në javët në vijim se si mund të lejohen në mënyrë të sigurt të shikuesve në arenën Ahoy në Rotterdam.

Njoftimi pason pas një prove të ngjashme kur janë lejuar 1.500 adhurues në festival të muzikës në afërsi të Amsterdamit në mars dhe 5.000 tifozë në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2022 që Holanda e luajti të shtunën me Letoninë. / KultPlus.com

Të ngjajshme