Evolution Dance ofron argëtim dhe mësime vallëzimi online

28 Mars, 2020 - 5:00 pm

Në këtë kohë pandemie kur shumë aktivitete kanë mbetur pezull, përmes mënyrës online ato po vazhdojnë të vijohen, shkruan KultPlus.

Pas mësimit online për shkollat fillore, të mesme dhe universitetet, tashmë edhe Evolution Dance i fton të gjithë të interesuarit që përmes argëtimit të mësojnë gjithashtu vallëzim nga shtëpitë.

Përmes rrjetit social Facebook, Evolution Dance fton të gjithë pa dallim të bashkohen sonte në orën 20.

Postimi i plotë:

Evolution Dance ju fton te argetoheni duke VALLËZUAR…

Ndani pak kohe bashk me familjare dhe anetare te tjere me te cilet po kaloni kete periudhe per tu kenaq duke mesu te VALLËZONI nga shtepia…

Femije, te rritur, te moshuar pa dallim, ftoheni qe pervec te mesuarit te KENAQEMI me se shumti…

Ju presim te shtunen ora 20:00 /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme