Festë triditëshe për ditëlindjen e Madonës

19 Gusht, 2019 - 11:30 am

Mbretëresha e muzikës pop, Madona, i ka mbushur 61 vjet, ndërsa festa e ditëlindjes së saj do të zgjasë tri ditë.

Këngëtarja edhe një herë ka treguar se “vitet janë vetëm numra”, duke e nisur me stil festimin e ditëlindjes së saj.

Ajo ka marrë vëmendjen me veshjen e saj – me kostum të një gjenerali ushtarak – teksa dëgjohet në video duke thënë: “Urime ditëlindjen mua”.

Një pjesë të atmosferës ekstravagante nga festa, Madona e ka ndarë me fansat e saj të shumtë në rrjetet sociale përmes fotografive dhe videove të publikuara.

“Ky është fillimi i tri mbrëmjeve madhështore festive”, ka thënë këngëtarja. /KultPlus.com

Të ngjajshme