Festivali i 9-të i muzikës klasike “Different trains” vjen me një program të zgjedhur

7 Tetor, 2020 - 10:54 am

Muzika ka gjetur hapësirën për të sfiduar masat kufizuese të detyrueshme nga pandemia. Kështu, festivali “Different trains” tashmë zhvillohet në mjedise të hapura, siç ishte koncerti i mbajtur në oborrin e Kryeministrisë e që mblodhi publikun për të shijuar repertor të zgjedhur nga artistë të talentuar.

I mbështetur që në fillim nga Ambasada franceze, festivali “Different trains” bashkon muzikantë të njohur rreth një programi me cilësi të lartë.

Këtë vit, ndërkohë që sallat e shfaqjeve janë ende të mbyllura në Shqipëri, festivali “Different trains” ka ditur të rikrijojë vetveten: programimi në ambient të hapur ka nxjerrë në pah marrëdhëniet mes muzikës popullore dhe muzikës klasike, me pjesë nga Ravel, Kodály, Ysaye apo edhe Borodin. Ai gjithashtu përkujtoi 250 vjetorin e lindjes së kompozitorit të famshëm Ludwig van Beethoven.

Një vlerësim të veçantë nga publiku morën violinisti klasik franko-shqiptar Kristi Gjezi i cili interpretoi në kuartet si dhe violonçelisti francez Eric-Maria Couturier, i Ansamblit InterContemporain, i cili interpretoi solo më 4 tetor mbi Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranës. / KultPlus.com

Të ngjajshme