Festivali i Këngës në RTSH fillon në mënyrë të pazakontë

21 Dhjetor, 2020 - 10:24 pm

Ka nisur me surpriza nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH, ku njëzet e pesë këngëtarë do të konkurojnë për ëndrrën drejt Roterdamit në edicionin e ardhshëm të Eurovizionit, transmeton KultPlus.

Moderatorët e edicionit të 59 janë zgjedhur Blendi Salaj dhe Jonida Vokshi.

Kjo e fundit i ka surprizuar të gjithë me hyrjen e pazakontë e hipur mbi kalë, e veshur me një pelerinë dhe me këpucët në dorë.

Ajo i ka surprizuar të gjithë, duke u komentuar edhe nga partneri i prezantimit. / KultPlus.com

Të ngjajshme