Filharmonia të dielën bënë bashkë muzikën dhe dhembjen për të pagjeturit

1 Mars, 2019 - 5:40 pm

Të dielën Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncertin e radhës i cili do të veçohet pasi që në koncertin e kësaj mbrëmje rrëfime të familjarëve të të pagjeturve do bëhen një me veprën hipnotike të Arvo Part-it në interpretim të Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, violinistit Visar Kuçi e dirigjentit Gregory Charette.

Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve 

Intergra dhe forumZDF programi në Kosovë kanë intervistuar familjarë të të pagjeturve dhe kanë sjellë kujtimet e tyre në formën vizuale. Ato fillimisht qenë prezantuar në formatin e video-ekspozitave me fotografi të realizuara nga Atdhe Mulla dhe regji të Kushtrim Koliqit. Në shkurt të vitit 2019, këto fotografi u instaluan në një hapësirë institucionale (Kuvendi i Kosovës) ku dialogu për ta është domosdoshmëri dhe obligim për t’i dhënë fund pritjes së tyre të përhershme.

Kuratorja e ekspozitës Eliza Hoxha, gjendjen e familjarëve të të pagjeturve, në pritje tash e 20 vjet e paraqet si një tunel të pafund të formësuar në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Në koncertin e kësaj mbrëmje rrëfime të familjarëve të të pagjeturve do bëhen një me veprën hipnotike të Arvo Part-it në interpretim të Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, violinistit Visar Kuçi e dirigjentit Gregory Charette. “Fratres” është vepër pa orkestrim fiks dhe përshkruhet si “set hipnotizues i variacioneve në një temë, që kombinon aktivitetin e çuditshëm dhe heshtjen sublime”, e thjeshtë dhe komplekse në të njëjtën kohë, po aq sa procesi i ballafaqimit me të kaluarën përmes njohjes së natyrës universale të vuajtjes njerëzore dhe solidaritetit./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme