“Fjalët, janë ato, që duhet t’japin jetë” (VIDEO)

10 Dhjetor, 2022 - 4:34 pm

Kur malli dhe pasioni gërshetohen brenda vargjeve të tingujve muzikorë, artit i lihet pas një vepër e paharrueshme, shkruan KultPlus.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin dhe interpretimin brilant nga këngëtari të këngës “Fjalët”, që konsiderohet një nga hitet e Elton Dedës.

Brez i ri,
k’rrusur ecën
diellin vetëm la!
Fjalët,
kan’ harruar,
s’flitet si më parë!

Një mendje falur rrjetesh
dritës blu që vret!
Dhe pagjum’si,
që shpirt’n e lirë e merr!

Një ditë,
një shpresë,
që s’duhet lënë të vdes!
Fjalët,
janë ato, që duhet t’japin jetë!

Ecim,
ecim rrugësh,
diellin kemi pranë!
Dhe atëher’ do t’ them,
se do t’shohim qartë,
shumë qartë!

Botë e re,
në ndryshim, që ndjenjat ka bër’ fli!
Duart,
nuk ndjejnë më,
se diku tjetër rrijnë!

Me kohën rri dhe flas pak,
dhe ajo do kohën e saj!
Dhe fjalë, shumë fjalë,
që na mbajnë kaq pranë!

Një ditë,
një shpresë,
që s’duhet lënë të vdes!
Fjalët,
janë ato, që duhet t’japin jetë!

Ecim,
ecim rrugësh,
diellin kemi pranë!
Dhe atëher’ do t’ them,
se do t’shohim qartë
shumë qartë!

Të ngjajshme