Flaka Krelani bashkëpunon me reperin e njohur amerikan

13 Janar, 2020 - 7:58 pm

Këngëtarja Flaka Krelani, pritet të lansojë këngën ”Playa”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me reperin e njohur amerikan, shkruan KultPlus.

Bëhet fjalë për Young Noble, pjesëtar i grupit të njohur amerikan ”Outlaw”.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Instagram.

“Jam rritur duke dëgjuar 2Pacun, Outlaw-in dhe kjo është një ëndërr e bërë realitet”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e videos së postuar. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B7RKV1CpXHP/?utm_source=ig_embed

Të ngjajshme