‘Fustanin që ta solla mbrëmë’ nën interpretimin e Parashqevi Simakut (VIDEO)

27 Korrik, 2023 - 8:00 pm

Parashqevi Simaku është këngëtare e muzikës shqipe. Ajo u lind në Kavajë  më 1 shtator 1966.Me këngën filloi qysh në moshën e hershme të saj, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar. Përgjatë karrierës së saj muzikore morii pjesë në shumë koncerte dhe festivale muzikore.

Më 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë“, gjithashtu më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë“, kompozuar nga Pirro Çako. Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh. Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar.

Disa prej këngëve me të cilat Parashqevi Simaku interpretoi ndër vite janë: Konga Qomiles, Fustanin që ta solla mbrëmë, Ky marak, maraku i shkretë, Gëzimi i shtëpisë së re (1983), Me sytë e tu, Bashkëmoshatareve, E duam lumturinë (1988) fituese, Dëgjoma këngën (1991), Se dashuria, Këngë Popullore të Shqipërisë së Mesme, Gëzimi i shtepisë së re (1983), Në moshën e rinisë (1985), Një mëngjes (1986), Kur lulëzon bliri (1986), Me sytë e tu (1987), Çdo mëngjes, Çdo gjë bashkë ne e ndajmë, Buzë detit jemi rritur, Bashkëmoshatarët (1987), Koha nuk na pret (1987), E duam lumturinë (1988), Gusht e prush (1988), Jetoj (1989), Nuk jam vetëm (1989), Sonetë për vete (1990), Lejla (1990), Dëgjoma këngën (1991), Se dashuria, Kur të prisja ty etj.

KultPlus ju sjell tekstin dhe këngën ‘Fustanin që ta solla mbrëmë’ të interpretuar nga Parashqevi Simaku:

Fustanin qe ta solla mbreme,
a s’e vesh moj per hatrin tim.
Fustanin qe ta solla mbreme,
a s’e vesh moj per hatrin tim

Aman a s’e vesh moj per hatrin tim,
se jam rriture jetim,
Aman a s’e vesh moj per hatrin tim,
se jam rriture jetim

Fustanin o me lule shume,
a s’e vesh moj per hatrin tim.
Fustanin o me lule shume,
a s’e vesh moj per hatrin tim.

Aman a s’e vesh moj per hatrin tim,
se jam rriture jetim
Aman se jetim jam rriture,
me kulac moj te siture./KultPlus.com

Të ngjajshme