‘Future Nostalgia’ nga Dua Lipa, albumi më i shitur në botë për vitin 2020

5 Korrik, 2020 - 2:16 pm

Dua Lipa është në kulmin e suksesit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është një ndër emrat më të njohur e të komentuar në mbarë botën.

24-vjeçarja po i ngjit shpejt shkallët e karrierës dhe sukseset e saj s’kanë të ndaluar.

Në mars të vitit 2020, këngëtarja lançoi albumin e sa “Future Nostalgjia”, i cili ka bërë namin në tregun muzikor.

Në vetëm 4 muaj, albumi është shitur rreth 1 milion herë nëpër botë dhe është bërë albumi i parë më i shitur për 2020-ën nga një artiste femër.

Këtë sukses e ka ndarë vetë Dua në llogarinë e saj në Instagram.

“Woow kjo është çmenduri, faleminderit!”-shkruan këngëtarja krahas postimit, duke bërë krenar vendin e saj. / KultPlus.com

Të ngjajshme