‘Future Nostalgia’, renditet në vendin e tretë në Billboard 200

23 Mars, 2021 - 7:58 pm

Albumi ‘Future Nostalgia’ i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës është renditur në vendin e tretë në tabelën e “Billboard 200”, shkruan KultPlus.

Lajmin e bëri të ditur vetë 25-vjeçarja nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ku ndër të tjera shkroi se është mirënjohëse për përvojë që ka sjellë ky album.

“Future Nostalgia është renditur i treti në tabelën e Billboard 200. Është mirë të dihet se gjithmonë ka vend për rritje. Mirënjohëse për çdo përvojë që ky album më ka sjell këtë vit, mirënjohëse që po ju bën akoma të kërceni. Unë do të qajë. Java e pestë radhazi në numrin një në Spotify. Çfarë po ndodhë?”, ka shkruar Lipa në njoftimin e bërë në Instagram.

Ky album i cili radhitet i dytë në karrierë e Dua-s  u publiku me 27 mars të vitit të kaluar dhe paraqet artisten me fame ndërkombëtare në stil të viteve të ’80 dhe cilësohet si një koleksion i këngëve të zhanrit pop-funk të sofistikuar, të frymëzuara nga Kylie Minogue./ KultPlus.com

Të ngjajshme