Gezim Gashi i ftuar në darkën e prestigjiozes “Forbes” dedikuar Quincy Jones

24 Shtator, 2019 - 3:33 pm

Revista prestigjioze amerikane “Forbes” ka mbajtur mbrëmjen speciale vjetore ku të ftuar kishte njerëz të rëndësishëm në biznesin botëror, shkruan KultPlus.

Kjo mbrëmje ju dedikua në veçanti producentit më të njohur në botë, Quincy Jones, si njeriu me më së shumti Grammy Awards në histori.

Në këtë mbrëmje ishte ftuar edhe shqiptari Gezim Gashi, pasi ai është bërë shqiptari i parë që ka hapur shkollë të artit në Amerikë.

Madje këtë vit Gashi ishte në Kosovë, ku bashkë me Dua Lipën u shfaqën në konferencën zyrtare të Festivalit “Sunny Hill” ku edhe njoftuan për bashkëpunimin mes tyre.

Aty u deklarua se Sunny Hill Foundation në bashkëpunim me Oaks Christian School dhe Institute of Arts and Innovation, përfaqësuar nga Gëzim Gashi, në vitin 2020 do të dërgojnë tre të rinj nga Kosova për në Amerikë, si pjesë e Quincy Jones Production dhe Institute of Arts and Innovation.

Gashi për dy vitet e fundit ka zhvilluar markën për shkolla dhe kompani të tjera në Suedi dhe Evropë dhe përmes punës së tij ka marr fokusin e Forbes dhe Huffington Post. Gashi po studion aktualisht Ndërmarrësin në Shkollën e Biznesit të Harvardit. / KultPlus.com

Të ngjajshme