Gjuha “e kufizuar” e pianistit që mahnit audiencën

19 Gusht, 2019 - 12:30 pm

Javët e kaluara na kanë treguar më shumë se do të donim të dinim për optimizmin e aklimatizuar të njerëzve të fuqishëm për të cilët hollësitë janë gjëra të sikletshme.

Sikur kryeministri ynë i ri britanik, edhe kompozitori italian, Ludovico Einaudi, është një populist i cili nuk e ka telash që të bindë audiencat që të mblidhen dhe ta dëgjojnë. Koncerti i tij i fundit në Londër është i shtati në kuadër të mbrëmjeve muzikore që do të shënojnë veprën e tij.

Megjithatë, mesazhi i performancës së tij doli se ishte i thatë, jo për t’u mbajtur mend dhe pa pikë humori në të – kishte shpërthime të herëpashershme që nuk është se rroknin vëmendjen time.

Në letër duket punë e guximshme. “Seven Days Walking” përshkruhet si një projekt i ri ambicioz, i frymëzuar prej ecjeve dimërore nëpër malet në afërsi të shtëpisë italiane të Einaudit. Na premtohen në letër perspektiva të reja dramatike për të njëjtin material të ujdisur, “që secilën herë do të sjellë hollësi të reja”.

Kjo performancë prej dy orësh, e luajtur prej vetë Einaudit në piano, me Federico Mecozzin në violinë dhe Redi Hasan në violonçel, përshkruhet si “instilacioni i parë” në kuadër të një programi më të gjerë – por materiali nuk është duke nxitur kushedi çfarë ndjenje kur e dëgjon dhe me kapërcime që nuk duken të ndërthurura. Nuk e di nëse kjo çështje ka rëndësi, por për mua po. 

Në sallë nuk u arrit efekti sikurse ishte paramenduar me pretendimin e madh se gjithçka do të performohej dhe do të realizohej me krijimin e jehonave që krijojnë kambanat kishtare në largësi.

Einaudi dhe muzikantët e tij dalin në skenë truplëshuar në errësirë dhe në mjedisin e mistershëm, dhe afërmendsh se krijohen pritje të mëdha në audiencë. Dhe me një hyrje të tillë, sigurisht se duhet të pasojë një performancë e rëndësishme dhe ekspresive. Por në vend të kësaj, derisa Einaudi shikon bendin, gjithkush shpreson se do të nisë një koncert me interpretime mjeshtërore, por me kalimin e kohës e shihni se keni atë ndjenjën kur prisnin autobusin e vonuar. Ju duhet të prisni me shpresë se do të vijë pas njëzet minutash. /KultPlus.com

Të ngjajshme