Grupi “Marigona” së shpejti me këngë të re (VIDEO)

28 Janar, 2020 - 12:38 pm

“Marigona” është padyshim njëri nga grupet më të njohura në muzikën shqiptare, që për vite të tëra kanë përcjellë shumë gjenerata me këngët e tyre, shkruan KultPlus.

Grupi është formuar në Mitrovicë në vitin 1991 me formacionin e parë: Vullnet Sefaja, Edon Ramadani, Teoman Ukça, Labinot Krasniqi.

Stili i “Marigonës” është i veçantë. Gërshetimi i teksteve kuptimplota me vokalin unik të Vullnet Sefasë, ka bërë që ndër vite ata të sjellin shumë hite që edhe sot e kësaj dite këndohen e rikëndohen.

Disa nga këngët e tyre më të njohura janë: “Sonte”, “Pa ty”, “Mitrovcia”, “Ajshe”, “Dea”, “Tash shko”, “Fundi vjen”, etj…

Së fundmi, për të gjithë adhuruesit e këtij grupi ka zbardhur një lajm i mirëpritur, sepse “Marigona” së shpejti do të sjell një këngë të re.

Kohë më parë ata patën sjellë këngën “Ku je” e cila është pritur me entuziazëm nga publiku.

Kënga e re është inçizuar në studion e Armend Xhaferit, ndërsa detajet e tjera rreth këngës do të zbardhin në ditët në vazhdim. /KultPlus.com

Të ngjajshme