Grupi ‘The Who’ rikthehet me turne pas dy vite anulimi për shkak të pandemisë

15 Prill, 2022 - 5:40 pm

Pas anulimit të koncerteve për shkak të pandemisë së COVID-19, bendi anglez “The Who” po rikthehet sërish për fansat e tyre të shumtë, me turneun “THE WHO HITS BACK!”.

Këngëtari i bendit Roger Daltrey në një deklaratë për media me këtë rast ka thënë se më në fund do ta fillojnë turneun, të cilin u detyrun ta anulojnë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Daltrey dhe Pete Townshend  janë anëtarët e vetëm nga bendi origjinal i cili u formua në vitet e 60-ta në Londër. Baterist ishte Kith Mun e basisti Xhon Entvisell.

Bendi “The Who” ka shitur më shumë se 100 milion incizime rreth botës. Ata veçohen për hitet si “Tommy”, “Won’t Get Fooled Again” dhe “I Can See For Miles”.

Tani, Daltrey dhe Taunshens, bashkë me gjashtë anëtarë të tjerë të bendit dhe orkestrën, do të fillojnë turneun në Amerikën Veriore me 22 prill. Ata do të intepretojnë, në Hollivud, Floridë, ndërkaq do ta përmbyllin në Las Vegas muajin nëntor./ KultPlus.com

Të ngjajshme