Hapet Edicioni i 18 i “Sofrës Dibrane”, këngë e valle “pushtojnë” qytetin

13 Qershor, 2021 - 6:57 pm

Artistë nga mbarë trevat shqiptare, këngëtare dhe valltarë të folklorit popullor, dhe veshjet e tyre tradicionale shumëngjyrëshe, kanë pushtuar qytetin e Bajram Curri mbrëmjen e së enjtes, ku u hap Edicioni e 18 i “Sofrës Dardane”.

Kenge dhe valle te muzikes popullore shqiptare nga te gjitha trevat u performuan nga 16 grupet e para arstistike, pjese e konkursit ne natën e pare te Sofres Dardane. Edhe per dy nete te tjera artistet do te ndezin atmosferen duke kenduar e vallezuar në stadiumin e qytetit.

Azgan Haklaj kreu i Unionit Artistik i Kombit Shqiptar, organizatori I ketij festivali shprehet i kenaqur dhe krenar qe Sofra Dardane kete vit përkon me 143 vjetorin e lidhjes shqiptare te prizrenit.

Sofra Dardane prej 18 vitesh ka bashkuar trojet shqiptare në qytetin e Bajram Currit, të cilin e kthejnë në një skenë gjigande të këngëve dhe valleve popullore të mbarë shqiptarisë./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme