Hapet konkursi për këngët pjesëmarrëse tek Festivali “Zambaku i Prizrenit”

1 Maj, 2022 - 6:37 pm

”Zambaku i Prizrenit 2022” ka hapur konkursin për këngët pjesëmarrëse në edicionin e 33-të festivalit.

Ky festival do të mbahen në fund të muajit qershor, njofton Klankosova.tv.

“Organizatorët e festivalit ftojnë të gjithë krijuesit dhe interpretuesit e këngës së muzikës së lehtë nga të gjitha trevat shqiptare në konkurrim për pjesëmarrje në këtë edicion.Konkursi për pranimin e këngëve është i hapur deri më 06 qershor 2022″.

Rregullat e Festivalit janë këto: Kënga s’duhet të jetë e publikuar më parë në të kundërtën eliminohet, një autor mund të konkurrojë me më shumë këngë – por vetëm njëra pranohet dhe një orkestrues s’mund të jetë më shumë se dy orkestrime./ KultPlus.com

Të ngjajshme