Hapet thirrja për Festivalin e Këngës në RTK, këtu mund të aplikoni

2 Qershor, 2023 - 1:11 pm

Radio Televizioni i Kosovës është duke u përgatitë për organizimin e edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK, shkruan KultPlus.

“Tre netët live të Festivalit të Këngës në RTK do të zhvillohen në datat 26, 27 e 28 tetor 2023.

Edicioni i parë i “Fest 2023” realizohet në Prishtinë, në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë dhe transmetohet live në Radio Kosovë dhe në Televizionin e Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndërkohë është hapë edhe thirrja për këngëtarët të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e festivalit KultPlus ju sjell linkun se ku edhe mund të aplikoni.

“Ftohen krijuesit e muzikës së lehtë të të gjitha zhanreve dhe këngëtarë e grupe, që të konkurrojnë në edicionin e parë të Festivalit të Këngës të Radiotelevizionit të Kosovës.

Konkursi hapet më 02.06.2023, në orën 11:00, ndërsa përfundon më 30 gusht në orën 23:59.

Këngët dërgohen në formë digjitale në adresën zyrtare të Festivalit në www.rtklive.com/festivali

Këngët që dërgohen për konkurrim duhet të jenë në variantin final si produksion muzikor dhe në format wav. 24 bit/44.1khz

Këngët të cilat kualifikohen për të vazhduar konkurrimin live në tre netët e Festivalit do t`u nënshtrohen kërkesave specifike teknike”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

https://www.rtklive.com/sq/news-category.php?CatID=36&fbclid=IwAR2g4rWIDAWOoOQtpnojNASRuhv2R1MxNj6XTK_LzgO5djQuxKRkWzX4KeY

Të ngjajshme