‘Hapni dritaret dhe lëreni muzikën të hyjë në shtëpinë tuaj’, dhjetra instrumentistë i bashkohen kësaj nisme (VIDEO)

15 Mars, 2020 - 3:53 pm

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka publikuar rastet e shumta të të rinjëve dhe jo vetëm, që i janë bashkuar nismës “Hapni dritaret dhe lëreni muzikën të hyjë në shtëpinë tuaj”.

Shqipëria ndodhet në karantinë pas masave të marra nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, të njohur ndryshe si COVID-19.

Në këtë kontekst, ministrja Margariti prezantojë nismën, ku i bënte thirrje të gjithë të apasionuarve dhe profesionistëve të muzikës, instrumentistëve që mesditën e të dielës të përdorin muzikën e tyre duke ja përçuar fqinjëve dhe zonës ku jetojnë.

“Le ta kthejmë qëndrimin në shtëpi në një mundësi për të qenë më të mirë, të bashkuar dhe të vlerësojmë lirinë që na ofron muzika”,- shprehet Margariti.

Kështu, nismës së Margaritit i janë bashkangjitur studentë nga Shkodra dhe dhjetra insturmentistë të tjerë.
“Qëndro Në Shtëpi. Trego Kulturën Tënde. Muzikë në Dritare “,- tha Margariti. /atsh/ KultPlus.com

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/828711524283310/

Të ngjajshme