“Hej Kosovë, tokë e bekuar”

14 Tetor, 2020 - 11:37 pm

KultPlus sonte ju sjellë këngën e njohur të Ilir Shaqirit, ‘Një copë tokë për trupin tim’.

I rash botës, para e prapa

nëpër shtigje, anë për anë

si një hije, erdhë me hapa

fjala jote, morri mall

Nga do shkova, si ti nuk gjeta

 fjalë e urte e hir plot,

 s’më ngushëllon asgjë nga jeta

si e shtrenjta balta jote

Hej Kosovë, tokë e bekuar

 ti që shpirtin ma ndez flakë,

ëndërra ime, jo nuk është mekur

n’votrën tënde unë du me u plak

Nga do shkova në ato vende

 udhën time, o ku ta gjej

gjithmonë ndjeva, frymën tënde

që më rrodhi o nëpër të

Hej Kosovë, tokë e bekuar

këtu do ngelem gjer në amshim

falma pra moj lokja ime,

një copë tokë, për trupin tim./ KultPlus.com

Të ngjajshme