‘Hej u rrit vasha o n’hije t’manit, of aman aman, bilbilat po këndojnë’ (VIDEO)

11 Gusht, 2022 - 10:18 pm

Elina Duni është një nga zërat më unik që ka i gjithë spektri artistik shqiptar, me të cilin po i mban gjallë këngët e vjetra qytetare, shkruan KultPlus.com

“U rrit vasha”, është vetëm njëra nga këngët që ka kënduar Duni me interpretimet tashmë të njohura të saj.

Intepretimet skenike të Elia Dunit janë krejtësisht të thjeshta, por një thjeshtësi artistike në të gjitha dimensionet.

KultPlus, këtu ka sjellur tekstin si dhe videon e kësaj kënge.

U Rrit Vasha

Hej u rrit vasha o n’hije t’plepit
Of aman aman bilbilat po këndojnë.
Hej o shkoi nuse rrethit t’qytetit
Of aman aman bilbilat po këndojnë.

Hej u rrit vasha o n’hije t’manit
Of aman aman bilbilat po këndojnë.
Hej o shkoi nuse rrethit t’Gjilanit
Of aman aman bilbilat po këndojnë.

Hej u rrit vasha o n’at’ malësie
Of aman aman bilbilat po këndojnë.
Hej o ju rrit shtati o si selvie
Of aman aman bilbilat po këndojnë./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme