Himni i mjekëve italianë për luftën ndaj koronavirusit (VIDEO)

22 Mars, 2020 - 10:27 am

Është shndërruar në himnin e mjekëve një video muzikore e krijuar nga një grup mjekësh të cilët rekomandojnë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi e inkurajojnë punonjësit sanitarë e vullnetarët të mos dorëzohen në këtë moment të vështirë që po kalon Italia e përfshirë nga pandemia e COVID 19.

Himni është frymëzuar nga muzika e këngës së Lucio Batistit me tekst të Mogol me titull “Il mio canto libero” (Kënga ime e lirë”).

Himni është realizuar nga Shoqata e Mjekëve Shkencorë, interpretuar nga vetë mjekët.

Disa nga vargjet e këtij himni këndojnë;

“Në një botë që, ngjall frikë tashmë, ne do të të ndihmojmë, e di apo jo.

E gjitha do kaloj e do qeshësh më pas, e ne do ja dalim po e to do e shohësh,

Por tani rri në shtëpi e dil vetëm për pazar, nesër një ditë e re do të jetë,

E fluturon shpresa e njerëzve e zgjodha të jem më i kujdesur,

Të bashkuar nga dashuria, nga dashuria e vërtetë.

Në një botë që më pas do rilind, do të rifitojmë lirinë”. / KultPlus.com

Të ngjajshme