Historike, Kosova merr pjesë në Filarmoninë e Berlinit me Korin Siparantum

6 Mars, 2022 - 10:15 pm

Dirigjenti i njohur Memli Kelmendi së fundmi ka njoftuar se Kosova ka performuar në Filarmoninë e Berlinit, gjë që është historike, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kelmendi njoftoi edhe për këtë arritje të jashtëzakonshme.

“Më në fund patëm rastin të performojmë në Filarmoninë e Berlinit. Kjo është historike për Korin Siparantum, por edhe për Kosovën”.

Kelmendi këtë vit është emëruar Ambasador i Kosovës nga Federata Ndërkombëtare e Dirigjentëve Koral, ICCF. /KultPlus.com

Të ngjajshme