Humus vazhdon rikthimin në muzikë, publikon këngën e re

21 Dhjetor, 2020 - 4:04 pm

Grupi muzikor këngët e të cilët janë dëgjuar ndër vite, Humus ka publikuar këngën më të re, shkruan KultPlus.

Pas një pauze në skenën muzikore, rikthimi i bandit Humus po del të jetë i suksesshëm.

“Për ty” është kënga më e re në kuadër të albumit që do të lansohet në vitin 2021.

“Këtë këngë kemi vendosur ta publikojmë tani, duke e ditur që ky vit dhe gjendja nëpër të cilën po kalojmë të gjithë ne, po vazhdon të jetë e vështirë, prandaj të gjithë kemi nevojë për një qetësi shpirtërore dhe afërsi e përkushtim, nisur nga fakti që në momentet më të vështira, duhet ti dhurojmë njëri tjetrit më shumë dashuri”, kanë thënë anëtarët e grupit Humus për KultPlus.

Melodia e qetë e këngës kombinuar me tekstin poetik sjell një ndjenjë të ngrohtë në prag të festave të fundvitit, teksa kënga është dedikim dashurie.

“Do të dëshironim që të gjithëve që ju pëlqen kjo kengë t’ia kushtojnë dikujt që ata e duan”, thonë anëtarët e bendit.

Përderisa muzika dhe teksti janë realizuar nga Humus, video klipi është prodhim i “Turma Ideas”. / KultPlus.com

Të ngjajshme