Interpretimi i Filharmonisë së Kosovës përmendet pranë 10 kompozitorëve më të mirë anglezë

11 Dhjetor, 2020 - 8:57 pm

Radioja digjitale e muzikës, Classic Fm ka renditur 10 kompozitorët më të mirë anglez, shkruan KultPlus.

Në mesin e tyre është edhe kompozitori i shekullit të 20-të, John Tavener. Mirëpo, e veçanta e përzgjedhjes së tij ndërlidhet me veprën të cilën kjo medie ia ka përmendur si ndër të mirat.

“Song for Athene” është vepra të cilën në vitin 2011 e kanë sjellur magjishëm kori i Filharmonisë së Kosovës nën dirigjimin e Rafet Rudit.

Kjo vepër është interpretuar në funeralin e princeshës së Uellsit, Diana.  / KultPlus.com

Të ngjajshme