займ на карту онлайн потребительский кредит

Ismet Vejseli, tenori i ri që po mahnitë skenat e mëdha artistike

11 Nëntor, 2019 - 5:59 pm

Ismet Vejseli, është fituesi i çmimit të dytë në garën “Romanca Ballkanike”, për këndim në gjuhën ruse.

Me këtë çmim Vejseli hapë shtegun për të performuar në skenën e madhe artistike të Moskës.

Në garë ndërkombëtare, në Sofje në mesin e 22 konkuruesve, i riu Ismet Vejseli, i njohur si Pavaroti i ri në hapësirat shqipfolëse dhe më gjerë, ka marrë çmimin e dytë.

Vejseli ka qenë i vetmi shqiptarë në garë. Bëhet fjalë për garë ndërkombëtare që është mbajtur në Sofje të Bullgarisë.
Ismet Vejseli është student në Universitetin Shën Kirili dhe Metodij, saktësisht student i muzikës klasike-tenor.

Vejseli jeton dhe vepron në Kumanovë. Ai rrjedhë nga një familje me prapavijë të pasur kulturore, rrespektivisht muzikore. /almakos/ KultPlus.com

Të ngjajshme