Italia synon përfshirjen e operës në UNESCO pas picës napolitane

9 Qershor, 2018 - 7:30 pm

Pas përfshirjes se picës napolitane në UNESCO, Italia po synon përfshirjen edhe të operës italine në këtë listë. Peticionin për këtë e ka sjellë në Shqipëri, ish-Ministri i Mjedisit, Pecoraro Scanio, shkruan KultPlus.

Ish-Ministri italian i mjedisit, Pecoraro Scanio ka ndërmarrë një tjetër sfidë, atë të vendosjes në listën e UNESCO-s edhe operën italiane. Peticionin e për këtë ai e ka sjellë edhe në Shqipëri, duke shpresuar se qytetarët shqiptarë do ta firmosin atë.

Ai është shprehur se gjuha e muzikës është italishtja. Sipas tij kur dikush shkruan Allegro apo Dante e shkruan italisht, fjala operë në të gjithë botën shkruhet italisht dhe teatri i parë i muzikës lirike ka lindur në Napoli. Duke theksuar tutje se po ashtu në italisht thuhen edhe fjalët tenor e soprano.

Pas Shqipërisë, Italia është vendi i dytë në të cilën kjo fushatë prezantohet. Një nga arsyet që peticioni ka mbërritur në vendin tonë është dashuria që shqiptarët kanë për muzikën italiane ka theksuar Scanio.

“Në Itali tashmë e kemi lansuar fushatën, i pari shtet i huaj është Shqipëria ku po sjellim peticionin në bashkëpunim me Ambasadorin italian, Alberto Cutillo dhe Drejtorin e shoqatës ‘Dante Aligeri’. Peticioni mund të firmoset edhe online”, është shprehu ai.

Ndër të parët që e nënshkruan peticionin ishte Ambasadori italian, Alberto Cutillo, si dhe Drejtori i shkollës italiane në Tiranë./ KultPlus.com

Të ngjajshme