Jahjaga vizitoi Nexhmije Pagarushën: Gëzuar ditëlindjen bilbili i këngës shqipe

8 Maj, 2018 - 12:05 am

Ish-Presidetnja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar gjatë ditës Nexhmije Pagarushën, në datëlindjen e saj të 85-të, shkruan KultPlus.

Këtë e ka bërë të ditur ish-presidentja Jahjaga, me anë të një postimi ku shihet ajo së bashku me këngëtaren e madhe shqiptare, Nexhmije Pagarushën.

“Me rastin e ditës së saj të lindjes sot vizitova artisten tonë të madhe, znj. Nexhmije Pagarusha. Gëzuar ditëlindjen bilbili i këngës shqipe. Uroj që të kemi në mesin tonë edhe për shumë vite të tjera që të vazhdosh të na inspirosh, ashtu siç na ka insipruar muzika juaj gjithmonë”, ka shkruar ajo./ KultPlus.com

Të ngjajshme