займ на карту онлайн потребительский кредит

“Jam ai lypës s’jam ai mbret”, kënga që nuk harrohet nga Ardijan Rrusta (VIDEO)

22 Shkurt, 2021 - 12:25 pm

Krijimtaria muzikore e Ardijan Rrustës nuk është e gjerë, por më pak këngë ai ka arritur të lërë gjurmë në muzikën shqiptare, shkruan KultPlus.

I njohur sidomos për këngët “Jam ai lyps, s’jam ai mbret” dhe “Falem”, Rrusta vazhdon të dëgjohet me shumë nostalgji.

Ardijan Rusta ka lindur në vitin 1962 në Pejë. Ndërsa shkollën e mesme e ka përfunduar në gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë.

KultPlus sot po ju sjell këngën e pavdekshme të Rrustës, “Jam ai lypës s’jam ai mbret” me qëllimin e vetëm që të kujtojmë këtë këngëtarë dhe të sjell para publikut një këngë nostalgjike.

Ky është teksti i plotë i këngës:

Thonë lindja është vetëm gënjim
dhe se vdekja është fillim
thonë sexi është krim
dhe jeta trillim
e dashurija mashtrim

Në pranverë ne u njoftuam
Gjatë tërë verës ne nuk u pamë
në vjeshtë u afruam dhe u bashkuam
dhe në dimër u ndamë

Jam ai lyps s’jam ai mbret
jam ai që Dashuri pret
çdo stinë e çdo vjet për ditë e për net
jam ai që emrin tënd thërret
e sot unë pijë, dehem e nisem e kthehem
kujtimet përditë më trazojnë
sot përkulem e ngritëm e falem e shitem, e shumëherë më huazojnë
Kënga që unë këndoj
lus Zotin ty mos të lëndojnë
unë u linda për ty ti u linde për mu
pa ty nuk muj me jetu

Në vehte fëmis i buron
Këngë e re që në mua gufon
Lulet lulëzojnë e zogjët fluturojnë
Së bashku me mua këndojnë

Ref:
Jam ai lyps s’jam ai mbret
Jam ai që dashuri pret
çdo stinë e çdo vjet për ditë e për net
jam ai që emrin tënd thërret
e sot unë pijë e dehem e nisem e kthehem
kujtimet përditë më trazojnë
sot përkulem e ngritëm e falem e shitem, e shumëherë më huazojnë
Kënga që unë këndoj
lus Zotin ty mos të lëndojnë
unë u linda për ty ti u linde për mu
pa ty nuk muj me jetu. / KultPlus.com

Të ngjajshme