Jehonë në Europë e Festivalit UNUM në Shëngjin

9 Qershor, 2021 - 9:57 pm

Kryeministri Edi Rama publikoi sot kronikën e Euronews, e cila i bën jehonë suksesit që pati festivali UNUM në Shëngjin.

“Jehonë e bukur në Europë e Festivalit UNUM në Ranën e Hedhun në Shëngjin, me pjesëmarrje të 75 artistëve ndërkombëtarë dhe mbi 10 mijë të rinjve nga e gjithë Europa”, theksoi Rama.

“5 netë nën ritmin e muzikës dhe argëtimit në breg të detit, njësoj si përpara pandemisë. Në Shqipëri Festivali UNUM, festivali tradicional i muzikës house dhe techno, gjallëroi mbrëmjet e të rinjve, ndërsa vendi lehtëson kufizimet falë rënies së infektimeve”, thekson Euronews në kronikë.

“Është fantastike të jesh këtu, ndihem e lirë, një person normal. Asnjë event nuk mund të më bëjë të ndihem më mirë se një festival, veçanërisht nëse është buzë detit”, shprehet një turiste e huaj pjesëmarrëse në festival.

“Vende të ndryshme, të gjitha spektakolare për festivalin UNUM, i cili u anulua vitin e kaluar. Edhe pse me masa paraprake për shkak të COVID sektori përpiqet të rifillojë pas muajsh bllokimi”, thekson Euronews.

“Evente si ky janë të domosdoshme për shëndetin tonë mendor. Shumë persona humbën mendjen gjatë pandemisë”, na tregoi DJ. “Ka shumë njerëz që nuk i kushtojnë vëmendjen se si janë psikologjikisht, por kjo është thelbësore për mirëqenien e të gjithë trupit”, vijon kronika e Euronews.

“Organizatorët kanë shitur të gjithë 10.000 bileta. Të gjitha të planifikuara në përpikëri. Mund të futeshe vetëm me një test negativ COVID. Byzylykët e dorës si biletë hyrëse dhe pagesat vetëm me kartë krediti. Një hap i rëndësishëm për një kthim në jetë”, thuhet në kronikën e Euronews.

I shtyrë një vit më parë për shkak të pandemisë COVID-19 Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elektronike UNUM u rikthye në Shqipëri si i pari festival europian që organizohet në periudhën pas pandemisë./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme