John Legend së shpejti publikon albumin e parë të krishtlindjeve

4 Tetor, 2018 - 5:00 pm

John Legend pritet që më 26 tetor të publikojë albumin e parë të tij festiv, “A Legendary Christmas, albumi ka për producent ekzekutiv Raphael Sadiq si dhe ka bashkëpunime me Esperanza Spalding e Stevie Wonder, që i bie harmonikës në “What Christmas Means to Me”.

Albumi do të shoqërohet edhe me turneun “A Legendary Christmas Tour”, i cili do të mbahet në SHBA, duke nisur prej 15 nëntorit deri më 30 dhjetor.

Këngët festive të krishtlindjes të zgjedhura nga Legend janë: “What Christmas Means to Me” (në bashkëpunim me Stevie Wonder për harmonikën), “Silver Bells”, “Have Yourself a Merry Little Christmas” (bashkëpunim me Esperanza Spalding), “No Place Like Home”, “Bring Me Love”, “Merry Christmas Baby / Give Love on Christmas Day”, “Christmas Time Is Here”, “Waiting for Christmas”, “Purple Snowflakes”, “The Christmas Song” (Chestnuts Roasting On An Open Fire), “Please Come Home for Christmas”, “Wrap Me Up in Your Love”, “By Christmas Eve”, “Merry Merry Christmas”./KultPlus.com

Të ngjajshme