Johnny Depp dhe Jeff Beck së bashku për këngën “Isolation”

17 Prill, 2020 - 11:30 am

E kanë regjistruar një vit më parë, por duke parë ‘kohët e vështira’ Jeff Beck dhe Johnny Depp kanë menduar ta nxjerrin tani këtë këngë.

Kitarristi legjendar dhe aktori kanë publikuar këngët e tyre të parë, një riinterpretim i “Isolation”, klasikja e John Lennon, që tani është e disponueshme në platformën streaming dhe download.

‘Shresojmë që të ju ndihmojë të kaloni këtë kohë dhe të rezistoni në këtë moment izolimi së bashku’, ka thënë Depp.

‘Prej disa kohësh unë dhe Johnny po punojmë bashkë në muzikë dhe kemi regjistruar këtë gjurmë të kohës tonë në studio vitin e shkuar-ka deklaruar Beck- Nuk prisnim ta publikonim kaq shpejt, por duke pasur parasysh kohët e vështira dhe realitetin e ‘Isolation’, Izolimin që po kalojnë njerëzit në këtë moment, kemi vendosur që tani do të ishte koha e duhur që ju ta dëgjoni’.

Depp ka shtuar ‘Poezia e Lennon që thotë ‘Kemi frikë nga të gjithë.Frike nga dielli! na është dukur mua dhe Jeff-it shumë e vërtetë në këtë moment. Kjo këngë për izolimin, frikën dhe rrezikun ekzistencial të botës tonë, është shumë aktuale. Kështu donim që edhe ju ta kishit dhe shpresojmë që të ju ndihmojë të kuptoni momentin dhe të ju ndihmojë të kaloni këtë kohë, duke rezistuar në këtë izolim së bashku’, thotë Depp. /KultPlus.com

Të ngjajshme