“Just Trio” sjell albumin e parë “Melancholy”

18 Tetor, 2022 - 10:38 am

Banda muzikore “Just Trio” solli albumin e parë të saj “Melancholy”, të cilin e prezantuan në modet e muzikës Ballkanase dhe folkun shqiptar, duke filluar nga Jugu i Shqipërisë dhe duke mbaruar në vallet e Veriut, gjithashtu dhe motive orientale të bazuara në modet Ballkanase.

Iniciativa për krijimin e trios ishte e Roni Gjurës i cili luan në kontrabas. Sipas Roni Gjura, ideja për krijimin e kësaj trioje ishte për të eksperimentuar mbi muzikën shqiptare.

Albumi përbëhet nga 7 pjesë të cilat janë:

1 – Set Your Body Free – Roni Gjura

2 – Bottle – Emiljan Dhimo

3 – Cohu Rexh – Arranxhuar nga Roni Gjura

4 – Ionian Waves – Emiljan Dhimo

5 – See With Your Eyes – Roni Gjura

6 – Melancholy – Roni Gjura

7 – Albanian Breath – Roni Gjura

Koncerti u mbajt në sallën “Tonin Harapi” tek Liceu Artistik dhe u organizua në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me bashkinë Tiranë. / atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme