Kafeneja Traffic Gallery e largon arsyetimin pse nxorri jashtë të rinjtë e komunitetit LGBT

25 Gusht, 2018 - 2:52 pm

Traffic Gallery – një kafene por edhe një galeri arti në qendër të Prishtinës, me një status në Facebook provuan të arsyetoheshin pse ata para disa ditësh kanë larguar nga lokali dy të rinj të komunitetit LGBT.

Kjo, sipas tyre, me hamendësimin e tyre se këta të rinj mund ti përkasin komunitetit gay.

Reagimi i Traffic Gallery pasi një grup njerëzish e kanë kritikuar këtë veprim, ka qenë ky:

Në anën tjetër, derisa postimi ka nxitur urrejtje duket se është larguar para disa minutash. Traffic Gallery, sipas anëtarëve të komunitetit por edhe klientelës në përgjithësi, gjithmonë përshkruhet si vend i qetë dhe pranues për çdo njeri, pa marrë parasysh këtu edhe orientimin seksual.

REPOSTED: Traffic Gallery Prishtina largon të rinjtë LGBTI+ nga lokalet e tyre. 🔸 Dylberizm është njoftuar se para disa ditëve, dy djem nuk janë lejuar të ulen në lokalin e Traffic Gallery Prishtina pasi që kamarieri ka dyshuar se ata mund të jenë LGBTI+ dhe se ata persona nuk lejohen të ulen në këtë lokal. Pas publikimit të kësaj ngjarje, shumë persona tjerë janë lajmëruar se e njëjta gjë ju ka ndodhur edhe atyre, pra në bazë të gjykimit të kamarierëve se nëse dikush iu është “dukur gej”, janë larguar nga lokali. 🔹 Me këtë rast, Dylberizm mbrëmë i ka ftuar të gjithë përcjellësitë e faqes të i komentojnë, shkruajnë, postojnë në faqen e Traffic Gallery Prishtina. Faqja e tyre për shumë pak minuta është mbushur me komente: “MARRE”, “HOMOFOBA” dhe shumë mesazhe tjera, ku postimi i tyre i fundit ka kaluar 500 komente për shumë pak kohë. Pas këtij aksioni, faqja e Traffic Gallery Prishtina e fshin postimin, dhe bllokon komentet në cdo postim të tyre në Instagram. Për momentin aksioni vazhdon në faqen e tyre në Facebook, ku jemi duke i shkruar bad reviews për ti njoftuar konsumatorët se ai vend është homofobik. 🔸 Ju falenderojmë të gjithë juve që keni, dhe vazhdoni të merrni pjesë në këtë aksion. Traffic Gallery Prishtina dhe cdo lokal tjetër në Kosovë duhet të respektoj cdo qytetar pa dallim të kombësisë, racës, etnisë, ngjyrës, origjinës, seksit, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, besimit fetar/politik, moshës etj ashtu sic garantohet nga Ligjet dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Segregacioni do të dënohet në cdo mënyrë, dhe ne do të reagojmë së bashku sa herë që dikush prej neve diskriminohet, edhe nëse dalim vetëm për një kafe.

A post shared by Dylberizm (@dylberizm) on

Në faqen e kafenesë në Facebook më nuk figuron postimi në fjalë.

Komuniteti LGBT në anën tjetër ka nisur ta bojkotojë këtë lokal, derisa kafeneja ka marrë notë të dobët për një veprim të tillë. / KultPlus.com

Të ngjajshme