Kalaja e Beratit mirëpret edicionin e gashtë të festivalit multikulturor

19 Korrik, 2019 - 11:30 am

Të enjten në mbrëmje u hapë festivali multikulturor në Berat, që zhvillon edicionin e tij të gjashtë.

Organizatori Mario Guralumi tha në hapje të festivalit se janë tre ditë të plota me muzikë dhe me shfaqje të filmave kryesisht mbi trashëgiminë kulturore.

“E veçanta e këtij festivali është që aktiviteti është përqendruar në kalanë e qytetit tonë që është një krenari e Beratit dhe një atraksion që duhet promovuar gjithnjë e më shumë. Kjo është arsyeja e fortë përse e kemi zhvendosur këtu, edicionin e gjashtë.”

Më pas fjalën e mori nënkryetarja e bashkisë së Beratit, Hafize Skendo e cila theksoi që bashkia Berat ka qenë mbështetës kryesor i këtij eventi që gjashtë vite.

“Organizimi i eventeve të tilla është sfidë për ne, dhe aq më tepër organizimi në qendrën historike në kala duke e promovuar atë dhe lagjet muzeale, të cilat janë vlerë jo vetëm për qytetin tonë por sot njihen si vlerë për Shqipërinë dhe Europën.

Më pas aktiviteti në natën e tij të parë vijoi me koncertin e grupit austriak “Leyya”.

Ky koncert u ndoq nga artdashës, banor të kalasë por dhe nga turistë të huaj të cilët kishin ardhur për të vizituar kalanë e qytetit.

Edicioni i 6 do të zhvillohet nga data 18 deri në 20 korrik 2019. / atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme