“Karnavali i kafshëve” me muzikë klasike për botën e fëmijëve

26 Tetor, 2019 - 8:30 pm

Instrumentistët e Filharmonisë së Kosovës të premten në mesditë po bëheshin gati për një koncert të veçantë. 

Akordonin instrumentet e tyre, një rutinë e zakonshme para çdo koncerti, por që u përcoll me shumë vëmendje nga audienca e re që kishin përballë, nxënës nga tetë shkolla të kryeqytetit. 

Ata i hidhnin shikime njëri-tjetrit për të kuptuar  se çfarë po bëhej e kur do të fil- lonte koncerti. Paraqitja e dirigjen- tit ishte shenjë e qartë se koncerti  po nis.

Disa prej fëmijëve, që para se koncerti të niste bisedonin me njëri-tjetrin, s’u dëgjuan më. Gjithçka u kthye në qetësi dhe ata ndoqën me vëmendje hapat e dirigjentit të këtij koncerti, Edon Ramadani, i cili zuri vend para  orkestrës dhe dy pianisteve, Pran- vera Hoxha dhe Lirika Pula – Kas- apolli.  

“Një copëz argëtimi” u titullua nga Filarmonia koncerti, i cili erdhi në kuadër të programit “Zona e fëmijëve”. 

Koncerti mori emër  sipas veprës së vetme që u inter- pretua, “Karnavali i kafshëve”, të  kompozitorit francez Camille Saint-Sawns. Vetë kompozitori e kishte cilësuar veprën si “një copëz argëtimi” dhe kështu njihet edhe sot. Saint-Sawns e kompozoi këtë për festën “E marta e Shrove-it”, një ditë karnavali e cila festohet në disa vende duke ngrënë krepa, e që  njihet edhe si dita e fundit e kon- sumimit të brumërave, para se të  fillojë periudha e agjërimi që njihet  si “Lent”.

 Në ditët e sotme vepra interpretohet në programe, të cilat u  dedikohen fëmijëve. /KultPlus.com

Të ngjajshme