Këngë e mahnitshme arvanitase, e kënduar në Greqi nga Spiro Brepo (VIDEO)

5 Prill, 2018 - 7:41 pm

Arvanitët janë një grup i popullsisë në Greqi të cilët tradicionalisht flasin arbërisht, një dialekt të gjuhës shqipe.

KultPlus sot ju sjellë një këngë të kënduar nga Spiro Brepi në komunën Ano Liosia që ndodhet në Greqi. Të pranishmit këtë këngë e përcjellin me instrumente të ndryshme e me vallëzim.

Ano Liosia ndodhet në periferi dhe është komunë në pjesën veriore të Athinës në Greqi. Që nga 2011, me reformën e pushtetit lokal ajo është pjesë e komunës Fyli, që është vendndodhja dhe njësia komunale. Ano Liosia, është një nga fshatrat tradicionale arvanitika (ku jetonin Arvanitas, një grup i popullsisë në Greqi të cilët flasin Arvanitika, – një dialekt i gjuhës shqipe) i ndodhur në rrënjët e malit Parnitha.

Për shekuj me radhë, Arvanitët ka qenë të mbyllur, e ku në këtë shoqëri patriarkale, mbizotëronte martesa brenda fisit. Puna kryesore e Arvanitasve, ishte bujqësia dhe mbarështimi i kafshëve.

Gjatë viteve ’50-të, shoqëritë tradicionale rurale u zvogëluan për shkak të urbanizimit, ndërsa fshati Ano Liosia humbi një pjesë të madhe të popullsisë. Ashtu siç ndodhi me shumë fshatra të tjera në rajon më të gjerë, Ano Liosia u “urbanizua” dhe u bë një periferi e qytetit. Arvanitasit përfituan nga fakti se ata zotëronin tokën dhe e shitën shumë pjesë të tokës, “kolonëve” të rinj. Më vonë, ata u bënë pronarë të bizneseve në këtë zonë./ KultPlus.com

Të ngjajshme