Këngët e Bleona Hasanit transmetohen në radion shtetërore të Suedisë

4 Shkurt, 2019 - 3:00 pm

14 vjeçarja Bleona Hasani, vajza shqiptare e lindur në Suedi, atje ku edhe po e vazhdon jetën dhe karrierën e saj, është një artiste e re e cila premton shumë në botën e muzikës, shkruan KultPlus.

Ajo tashmë ka realizuar dy këngë në Suedi të cilat po rezultojnë si shumë të suksesshme atje.

Kënga e parë e Bleonës titullohet “Opposites Attract” e të cilën e ka realizuar me produksionin Rexius Records në Suedi, ndërsa kënga e dytë e saj është “No one like you” e realizuar  me produksionin “Soul family entertainment”.

Këngët e Bleonës po transmetohen në radion shtetërore të Suedisë, duke u renditur kështu ndër këngët më të dëgjuara atje, bashkë me Dua Lipën e Zara Larsson.

Bleona është duke punuar fort që të ndërtojë një karrierë në Suedi e më gjerë. Mosha e saj e re është në favor të saj, andaj ajo ka kohën përpara të dëshmojë tutje veten në rrugën që ka nisur. / KultPlus.com

Të ngjajshme