Këngët “e parakohshme” të festave të fundvitit

13 Nëntor, 2020 - 9:48 pm

Kënga e famshme festive e Mariah Carey “All I Want For Christmas” i është rikthyer listës së 40 këngëve më të dëgjuara në platformën “Spotify” të dielen e kaluar – plot dy javë më herët sesa para tre vjetësh.

Kënga gjithashtu është rishfaqur në listën muzikore në iTunes më 2 nëntor dhe është në mesin e 50 këngëve më të shkarkuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Carey pritet që të rihyjë në listën zyrtare muzikore të Mbretërisë së Bashkuar. Kënga tani është e 63-ta sipas numërimeve të mesit të javës.

Një rihyrje e tillë do t’ia jepte kësaj kënge javën e 100 në listën e 100 këngëve më të mira dhe do të bëhej viti i 14-të i këngës që është pjesë e listës.

Rikthimi i hitit të Careyt është tringëllima e këmbonës për fillimin e kohës së Krishtlindjeve.

Prapa saj në listën e Spotify janë edhe gjashtë këngë Krishtlindjesh, përfshirë këtu “Fairytale of New York” nga grupi muzikor “The Pogues” dhe “It’s Beginning To Look A Lot Like Christmas” nga Michael Bublé. Mes tyre, këngët kanë më shumë se 500,00 dëgjime brenda ditës.

Sidoqoftë, Mbretëria e Bashkuar mbetet prapa vendeve si Estonia dhe Islanda, ku dëgjuesit fillojnë t’i bëjnë pjesë të listave të tyre muzikore këngët e Krishtlindjeve qysh nga tetori, sipas të dhënave të Spotify.

Dhe këto vende të gjitha mposhten nga Filipinet, ku muzika e Krishtlindjeve është 2-përqindëshi i këngëve të dëgjuara në fillim të shtatorit.

Kurse njerëzit në Lihtenshtajn janë dëgjuesit më të flaktë të këngëve sezonale. Në ditët e fundit para 25 dhjetorit, gati 70 për qind e këngëve që dëgjohen janë këngë Krishtlindjesh – trefishi i mesatares globale.

Megjithkëtë Mbretëria e Bashkuar është goxha e fortë në këtë garë. Atje jo që po dëgjohen këto këngë festive më herët, por “Magic Radio” ka publikuar linjën 100 për qind të Krishtlindjeve në gusht për shkak të kërkesave të dëgjuesve.

E gjithashtu edhe “Amazon Music” vetëm sa ka publikuar një listë me plot këngë Krishtlindjesh, këngë të tilla si “Rockin’ Around the Christmas Tree” e kënduar nga Justin Bieber dhe “Last Christmas” e dyshes “Wham” e kënduar nga Mary J Blige.

A mundet LadBaby ta zërë vendin e parë tri herë?

Gara për vendin e parë këto Krishtlindje po ngushtohet, e kryesuar nga kënga e ripërpunuar e Oasisit “Stop Crying Your Heart Out” nga organizata bamirëse “Children In Need”.

Kënga është bashkëpunim i këngëtarëve si: Cher, Kylie, Robbie Wlliams, KSI, Ava Max, Jess Glynne dhe Bryan Adams, së bashku me të tjerët, videoja e së cilës do të publikohet gjatë emisionit “Children In Need” të premten.

Fituesja e këngës së vitit 2020 nga BBC, Celeste, është duke u përgatitur për një hit festiv, pasi kënga e saj “A Little Love” ka qenë pjesë e reklamës “John Lewis Christmas”.

E frymëzuar nga mirësia e treguar prej publikut britanik gjatë karantinës, është kënga e saj origjinale (jo ndonjë ripërpunim) që është shfaqur në një reklamë. Të ardhurat do të shkojnë për organizatat bamirëse “Home-Start” dhe “FareShare”.

Gjatë dy vjetëve të fundit, personaliteti i kanalit “YouTube”, LadBaby, ka kryesuar listat festive me ripërpunimet e këngëve që kanë për temë ushqimet si: “I Love Sausage Rolls” dhe “We Built This City (On Sausage Rolls)”.

Ylli i muzikës, që i dhuron të ardhurat e tij në organizatën bamirëse ushqimore “Tressell Trust”, nuk i ka bërë publike planet e tij për 2020. Nëse ai e zë vendin e parë për tri herë rresht, do ta arrijë rekordin e thyer nga grupi “The Beatles”, që ishin në krye të listës rradhazi gjatë viteve 1963, ‘64 dhe ‘65.

Duke folur për Radio 1 vitin e kaluar, LadBaby ka thënë se ai do ta synonte ta thyente këtë rekord nëse do t’i vinte ideja e duhur.

“Nuk dua të jetë shaka”, kishte thënë ai. “Duhet edhe të jetë qesharake, por edhe të jetë e duhura. Nuk dua që njerëzit ta bojkotojnë atë vitin e ardhshëm”.

Si e shkroi Mariah këngën e mirënjohur?

Kënga e Mariah Careyt “All I Want For Christmas Is You” është dhurata që e marrim çdo vit.

Fillimisht e publikuar më 1994, është ripërpunim i kapshëm plot ritëm i hiteve të Krishtlindjeve të Motoën dhe Phil Spector.

Kënga që ka qenë tri herë hit në të dyja anët e Atlantikut, shumë shpejt u bë diçka standarde, të cilën banorët e Neë Yorkut e quajnë “një nga varësitë moderne që ia vlen gjatë festave të fundvitit”.

Pasi shiti më shumë se 16 milionë kopje, më në fund arriti t’i kryesonte listat muzikore në ShBA vitin e kaluar, në 25 vjetorin e saj, duke e bërë Careyn artisten e parë që ka arritur të jetë kënga numër një në katër dekada të ndryshme.

“Ia dolëm!” – ka shkruar ylli i muzikës në Twitter, ku i ka shtuar disa emotikonë; një duke qarë, një zemër, një llampë, një bredh, një flutur (shenja e saj), për lajmet e mira.

Carey e kishte shkruar këtë këngë para shumë kohësh së bashku me bashkëpunëtorin e saj, Ëalter Afanasieff, që fillimisht ishte shprehur i brengosur se kënga ishte shumë bazike. Por kjo është saktë cilësia që iu është dashur për t’u bërë hit i qëndrueshëm.

“Melodia shumë e thjeshtë ka ndikuar që njerëzit nëpër të gjithë botën të thonë: “Oh, nuk më largohet prej mendjes!” ka thënë ai në një intervistë për ASCAP.

Duke e rikujtuar atë kohë, Carey ka thënë se pjesa hyrëse e këngës është dashur të jetë me pianot lodra të vogla, sikurse Schroeder i ka pasur në “Peanut”.

“Në fakt shumicën e këngës e kam luajtur në një piano të vogël të lirë”, ka shtuar ajo. “Por është ndjenja të cilën dua ta kap. Ekziston një ëmbëlsi, qartësi dhe pastërti në të”.

Edhe pse ajo nuk ka qenë e lumtur në atë kohë, për shkak se ishte në presion të famës dhe ishte në lidhje me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Tommy Mottola, ajo kishte dashur ta shkruante një këngë që do ta lumturonte dhe do ta bënte të ndihej si një vajzë e re e lirë dhe e dashur për Krishtlindje”.

“Doja ta këndoja në një mënyrë e cila do të përçonte lumturi për të gjithë dhe do ta kristalonte atë përgjithmonë”, ka shtuar ajo. “Po, doja të kisha lumturi të plotë Krishtlindjesh”./ KultPlus.com

Të ngjajshme