Këngët e shqiptarëve, në mesin e 250 këngëve më të dëgjuara të Eurovizionit

2 Janar, 2020 - 6:24 pm

Fansat e Festivalit Evropian të Këngës – Eurovizion, çdo fundvit zgjedhin këngët më të mira dhe më të dëgjuara nga festivali në fjalë.

ESC 250 çdo fundvit sjellë listën e këngëve që nga mijëra këngë të festivalit, arrijnë të dëgjohen e klikohen më shumë.

ESC250 për vitin 2019 është publikuar dhe për fatin e mirë, edhe këngët shqipe në Eurovizion janë pjesë e kësaj liste.

Në vendin e 40-të, Jonida Maliqi me këngën ‘Ktheju Tokës’ është pozicionuar mjaft mirë.

Këngët tjera nga përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovizion, pjesë e listës, janë edhe ‘Mall’ nga Eugent Bushpepa, Rona Nishliu me këngën e saj ‘Suus’, Elhaida Dani me këngën ‘Im alive’ dhe Kejsi Tola me këngën ‘Carry me in your dreams’.

Përfaqësimet tjera shqiptare nuk kanë arritur të futen në këtë listë, gjë që nënkupton se këto këngë fansat e Eurovizionit nga mbarë Evropa i dëgjojnë më shumë, shkruan KultPlus.

Shqiptarë ka të tjerë në listë. Ermal Meta, i cili përfaqësoi Italinë, me këngën e tij ‘Non mi avete fatto niente’ renditet në pozitën 44, ndërsa shqiptarja Eleni Foureira që përfaqësoi Qipron në vitin 2018, renditet e treta.

Në anën tjetër, këto janë dhjetë këngët më të dëgjuara të vitit nga Eurovizioni, votuar nga fansat.

  1. Loreen – Euphoria
  2. Duncan Laurence – Arcade
  3. Eleni Foureira – Fuego
  4. Mahmood – Soldi
  5. Keino – Spirit in the Sky
  6. Loic Nottet – Rhythm Inside
  7. Salvador Sobral – Amar pelos dois
  8. Jamala – 1944
  9. Il Volo – Grande Amore
  10. Secret Garden – Nocturne

Të ngjajshme