займ на карту онлайн потребительский кредит

Këngëtari i famshëm David Olney vdes në skenë

20 Janar, 2020 - 12:59 pm

Kantautori dhe këngëtari i famshëm, David Olney, ka ndërruar jetë në skenë teksa po performonte.

BBC shkruan se amerikani pësoi atak në zemër në momentin që po këndonte në një koncert në Florida, të shtunën mbrëma.

71-vjeçari u ndal në mes të një kënge dhe tha “më vjen keq” e në pas vendosi dorën në kraharor, tha kolegu i tij i Scott Miller. Ky i fundit ishte duke performur së bashku me Olney në Festivalin 30A Songëriters në Santa Rosa.

Ndërkohë kujtojmë se gjataë karrierës së tij të gjatë, David Olney ka nxjerrë në treg më shumë se 20 albume solo.

Albumi i tij i dytë përfshin këngën “Deeper Well”, të cilën Emmylou Harris e përfshiu në albumin e saj në Wrecking Ball të 1995. /Insajderi/

Të ngjajshme