Këngëtari i mirënjohur Naser Berisha publikon këngën e re

2 Nëntor, 2019 - 11:15 am

Naser Berisha njihet për këngët që janë shndërruar në hite ndër vite. Tekstet dhe zëri i tij i kanë përcjellë gjenerata të tëra, shkruan KultPlus.

Së fundmi, Berisha ka sjellë projektin më të ri për admiruesit e artit të tij. Rok balada më e re që ai ka sjell mban titullin “Do të dua dikur”, së cilës ia ka realizuar edhe video klipin.

Për tekstin është përkujdesur vet Berisha, po ashtu edhe për muzikën e orkestrimin.

Kitaristi Reshat Beqiri luan pjesën e kitarës, kurse Bug Production ka realizuar xhirimin e video klipit. /KultPlus.com

Të ngjajshme