Këngëtarja shqiptare Ava Max, e para në toplistën e ‘Billboard’

12 Janar, 2021 - 10:08 am

Këngëtaret shqiptare duket se kanë marrë fronin në TopListat më të njohura në botë, shkruan KultPlus.

Pas sukseseve të shumëta të Dua Lipës, është Ava Max ajo e cila për gjashtë javë me radhe është renditur e para në ‘Billboard Adult Pop Songs’, sukses ky që e ka arritur me këngën e saj ‘Kings and Queens’.

‘Kings and Queens’ është lansuar vitin që lamë pas. Pas pothuajse 10-të muaj pas publikimit, kjo këngë vazhdon të mbetet ndër më të dëgjuarat e këngëtares shqiptare. / KultPlus.com

Të ngjajshme