Kjo është kënga e radhës nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi

18 Mars, 2019 - 7:55 pm

“Tani m’ke zemër” është kënga më e re që ka lansuar Altuna Sejdiu, që njihet si Tuna. Kënga është pjesë e albumit të Tunës, “Fortuna”.

Kjo këngë është punuar nga dy emrat më të njohur të muzikës, por që tash e një kohë nuk  kanë sjell ndonjë krijim të tyre. “Tani m’ke zemër”, e ka shkruar Aida Baraku, ndërsa muzikën ia ka përpunuar këngëtari i njohur Armend Rexhepagiqi.

Armend Rexhepagiqi para një jave është paraqitur në një koncert në Shkup, ku ka kënduar këngën “Harrova” së bashku me këngëtaren Tuna, shkruan KultPlus.

Më poshtë, gjeni të plotë tekstin e këngës më të re të Tunës:

Njeri po u nxijka

e as nuk pe dika

nuk e pashë as vetë ku kom mbaru

Pa pritë e pa kujtu

ftyra m’u kish ndërru

I bona krejt vetminë me përballu

Tani m’ke zemër

tani m’ke dritë

e unë për ty nuk veshë

ma zi asnjë ditë

S’di qysh u verbova

Gropën pse ja bona vetes

tu i pasë mendët në kry

Por njeri po u nxijka

e as nuk pe ndijka

tuj pasë krejt t’mirat

tuj pasë me shkëlqy

I thashë vetes “stop”

Boll kemi bo shoë

Boll material botës i dhamë

Boll mo jam turpnu

Tash rolet kanë ndryshu

Rendin e ke ti

Vuj ti për mu

Të ngjajshme