Komuniteti rom ndjehet i ofenduar nga kënga “Gabelica”, kërkohet ndalimi i saj

9 Nëntor, 2018 - 10:05 pm

Ka pak ditë që është publikuar, por kënga me titullin “Gabelica ime”, e kënduar nga Kastriot Grajqevci, nuk është pritur mirë nga komuniteti rom.

Termi “Gabelica” i ka ofenduar rëndë pjesëtarët e këtij komuniteti, raporton KTV. Sipas tyre, ky është term pezhorativ dhe ofendon rëndë gratë rome. Emrah Cermjani nga Organizata Joqeveritare, “Roma in Action”, ka thënë se duhet të largohen shprehjet e termat fyes.

Sipas Cermjanit, aty ka edhe shprehje të tjera fyese si “Cergarë” që i bie endacak. Edhe muzikantët kanë kritikuar gjuhën e përdorur, duke thënë se fjalët fyese nuk kanë vend në art e këngë. Kënga origjinale është kënduar në vitin 1995 nga Grupi Ilirët, ndërkaq sipas përpunuesit të saj, tani, ajo s’ka qëllim të fyejë askënd. Për ta ndaluar këtë këngë tashmë ka nisur edhe një peticion në rrjetet sociale, shkruan koha.net

Kosova gjithashtu, ka Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi në bazë të kombësisë, racës, etnisë apo ngjyrës.KultPlus.com

Të ngjajshme