Koncert i madh i grupit legjendar të Prishtinës “Gjurmët” në 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës

28 Maj, 2019 - 7:14 pm

Gjurmët janë grup kosovar i muzikës rokenroll i periudhës 1980-1986. Pothuajse të gjitha këngët e tyre janë bërë hite dhe dëgjohen edhe sot nga gjeneratat e reja, shkruan KultPlus.

Gjurmët në këngët e tyre i kënduan qytetit, natyrës, politikës por me një theks të veçantë i kënduan dashurisë.

Në 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës Gjurmet festojnë ditën kur kënga dhe dashuria u kthyen në qytet.

Motoja e koncertit është ’20 vjet në 20 këngë’ këto janë disa nga këngët e tyre: “Në tren për Prezeren”; “Kaçurrelja”; “Të gjitha rrugët të çojnë në Prishtinë”; “Hapi sytë e zezë”, etj.

Koncerti do të mbahet me 12 qershor në sallen 1 tetori në ora 20:30./KultPlus.com

Të ngjajshme