Koncerti i Orkestrës së Harqeve hapi siparin e sezonit të ri artistik post-COVID

26 Shtator, 2020 - 12:30 pm

Koncerti i Orkestrës së Harqeve hapi siparin e sezonit të ri artistik post-Covid, mbrëmjen e kaluar në Elbasan.

E pranishme në këtë koncert ishte ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi njëherazi edhe deputete në Elbasan, kryetari i bashkisë, Gledian Llatja si dhe përfaqësues të tjerë të jetës publike e politike.

Kushi u shpreh se performanca e Orkestrës së Harqeve Elbasan dhe zërat e mrekullueshëm të Kastriot Tushës dhe Ulpiana Aliaj e shtuan më shumë magjinë e lagjes “Kala”.

“Performanca e Orkestrës së Harqeve Elbasan dhe zërat e mrekullueshëm të Kastriot Tushës dhe Ulpiana Aliaj e shtuan më shumë magjinë e lagjes “Kala” të qytetit tim të zemrës.Si gjithmonë, edhe me këtë koncert klasik, mjeshtrat tanë Blerim Narazani dhe Zeqir Sulkuqi dëshmuan se dinë të bëjnë vetëm më të mirën. Mirënjohje e respekt për punën tuaj”, tha Kushi.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Llatja tha se virtuozët Kastriot Tusha dhe Ulpiana Aliaj performuan pjesë klasike për të ftuarit në Kishën “Shën Maria” në Kalanë e Elbasanit.

‘’Koncerti i Orkestrës së Harqeve hapi siparin e sezonit të ri artistik post-Covid. Virtuozët Kastriot Tusha dhe Ulpiana Aliaj performuan pjesë klasike për të ftuarit në Kishën “Shën Maria” në Kalanë e Elbasanit. Shumë suksese mjeshtrave Blerim Narazani dhe Zeqir Sulkuqi për programin e përzgjedhur’’, u shpreh Llatja.  /atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme