Koncerti Shamisen sjell tingujt e instrumenteve dhe këngëve japoneze në Kosovë

9 Nëntor, 2023 - 4:00 pm

Organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë dhe Kolegji AAB, koncerti Shamisen u mbajt në skenën e Teatrit AAB “Faruk Begolli” ku dy artistët, Hibiki Ichikawa dhe Akari Mochizuki, interpretuan melodi të këngëve tradicionale japoneze.

Artisti Ichikawal zhvillon aktivitete performuese muzikore në vende të ndryshme të Evropës, duke paraqitur meloditë e bukura dhe emocionale të Shamisen dhe kësaj radhe ka përzgjedhur Kosovën për të prezantuar kulturën japoneze.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm ministri Hajrulla Çeku, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ambasadori japonez në Kosovë, Keisuke Yamanaka, prorektorja e Kolegjit AAB, Venera Llunji, zyrtarë të tjerë publik, dekanë, profesorë dhe studentë. / KultPlus.com

Të ngjajshme